Një burrë nga Teksasi u arrestua për atë që autoritetet e kanë quajtur mashtrim romantik në internet. Ai, duke u paraqitur si gjeneral i ushtrisë, mashtroi disa gra duke përfituar në total afër 1 milion dollarë, raportoi AP-ja të mërkurën.
Fola Alabi i njohur edhe si Folayemi Alabi, 51 vjeç, u arrestua në shtëpinë e tij dhe është paditur për mashtrim në internet, mashtrim përmes postës dhe pastrim parash, kanë thënë prokurorët federalë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAlabi i cili pretendoi të ishte gjeneral i stacionuar jashtë vendit të tij, u miqësua me gra në rrjete sociale në data të ndryshme vitin e kaluar, duke fituar gradualisht besimin e tyre dhe duke bërë sikur ka interes romantik e personal.
Grave iu kërkua të dërgonin para për gjeneralin e rremë që ta ndihmonin t’i dërgonte gjësendet e tij në SHBA. Atyre iu kërkua të dërgojnë para në kompani në Teksas të kontrolluara nga Alabi ose dikush i lidhur me të.
Shumica e grave ishin në të 70-at e 80-at e tyre dhe të veja ose të divorcuara.
Një grua nga Arizona humbi 334.000 dollarë. Ajo ndjeu “turp, siklet dhe faj pse u mashtrua” dhe nuk kishte para të mjaftueshme për ushqim apo të paguante faturat.
Një 78-vjeçare nga Rhode Island dërgoi 60,000 dollarë dhe do të dërgonte edhe 240,000, por banka ku i kishte paratë kishte dyshime se ajo mund të ishte viktimë e mashtrimit dhe ia ngriu llogarinë, thanë autoritetet.
Në një rast të ngjashëm, Alabi paditet me mashtrimin e një gruaje në Florida, duke u shtirur sikur vëllai i saj.