Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Diamanti sa veza shitet për mbi 21 milionë dollarë

Një diamant i bardhë në madhësinë e vezës i vlerësuar si më i madhi i llojit të tij që ka dalë në ankand, është shitur të mërkurën për më shumë se 21.75 milionë dollarë në Gjenevë, raportoi AP-ja.

Diamanti 228 karatësh ka peshë prej 61.3 gramë dhe është i madh 5.4 cm.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Personi që e bleu nuk deshi të identifikohet. Guri ishte vlerësuar më lartë para se të shitej.

Në ankandin Christie të mërkurën ishte edhe diamanti “Red Cross”, një gur i mahnitshëm 205.1 karatë, i verdhë. Është nxjerr nga minierat në Afrikën Jugore në fillim të shekullit 21 dhe për herë të parë u nxor në ankand në vitin 1918.