Kuriozitet

Australiania fiton lotarinë me tiketën që e kishte hedhur në mbeturina

Një grua e paidentifikuar nga Carrum Downs të Australisë, i fitoi 100 mijë dollarë nga një tiketë lotarie që paraprakisht e kishte hedhur në mbeturina.

Ajo e bleu tiketën me 5 dollarë e më pas e hodhi në plehra duke menduar se nuk kishte fituar, shkroi “Upi” të martën.

“Kur e gërvishta biletën për herë të parë, mendova se nuk kisha fituar dhe e hodha në kosh. Pastaj burri im më tha: ‘Ta shohim sërish’. Ai e shikoi dhe më tha: ‘Ti ke fituar!’”, deklaroi ajo.

Australiania theksoi se ka luajtur lotari çdo javë, por kurrë nuk ka fituar.

“Më vjen mirë që nuk e hodha tiketën. Mendoj se do të më duhet ta ndaj çmimin me burrin tim”, shtoi ajo.

Me paratë e fituara, çifti theksoi se do t’iu ndihmojë fëmijëve dhe do ta blejë një veturë.