Çdo ditë mijëra burra ngasin me shpejtësi marramendëse nëpër rrugët e Indisë për të dërguar ushqim në shtëpi dhe zyra brenda minutash, shkroi BBC-ja të mërkurën.
Ata luftojnë me kohën, trafikun dhe klientët kërkues – bashkë me shqetësimin se si do t’ia dalin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShumë nga ta kanë zgjedhur këtë punë nga dëshpërimi, pasi humbën punët gjatë pandemisë COVID-19.
Të paguar shumë pak dhe të mbingarkuar me punë, ata thonë se rritja e çmimit të karburantit tani po shkurton edhe të ardhurat e tyre.
Situata e tyre është komplikuar nga rritja e konkurrencës mes bizneseve të Indisë për të ofruar ushqim dhe produkte ushqimore brenda 10 minutash.
“Derisa përdorin programin (aplikacionin për të porositur ushqimin), ata kanë filluar të na trajtojnë edhe ne si program”, ka thënë një punëtor.