Një mësuese nga qyteti Gaithersburg në SHBA fitoi 50 mijë dollarë nga një biletë lotarie. Ajo fillimisht ndaloi për të blerë një pulë të skuqur për fëmijët, por këta të fundit, njëri 14-vjeçar e tjetri 16, i insistuan që të blinte edhe bileta lotarie.
Gruaja që nuk i është bërë i ditur emri, tha se më vonë e njoftuan se kishte fituar shumën e madhe të parave, raportoi Upi të mërkurën.
“Sigurisht që nuk e besova lajmin”, tha i shoqi i saj, derisa gruaja theksoi se i njoftoi kolegët në punë se atë ditë nuk do të mund të shkonte pasi “kishte një takim në lotari”.
Paratë do t’i çojë në kursimet e fëmijëve.
Artikuj të ngjashëm
-
Gruaja fitoi lotari, por i doli “telashe” me fëmijët
-
Amerikania i fitoi “rastësisht” 50 mijë dollarë në lotari
-
Amerikani i fitoi tre milionë dollarë nga tiketa 30-dollarëshe
-
Këshillat e gjyshes bënë që amerikani të fitojë lotarinë
-
Amerikania fitoi 50.000 dollarë në lotari pas u inkurajua nga i dashuri të luante