Vëllezërit Joni dhe Aldrini nga Vlora kanë lindur në data të veçanta për shqiptarët. Për këtë, ata sot edhe janë takuar me presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën.
Një nga vëllezërit ka lindur më 28 nëntor, data kur Shqipëria shpalli pavarësinë.
Kurse, tjetri ka lindur më 17 shkurt, data kur Kosova shpalli pavarësinë.
Meta në Facebook ka shkruar për të dy, ndërsa ka ndarë edhe fotografi.
Sot në shoqërinë e dy miqve nga Vlora, Jonit dhe Aldrinit. Vëllezër e shkuar vëllezërve. Njëri i lindur në 28 Nëntor dhe tjetri në 17 Shkurt. ??❤️??
Posted by Ilir Meta on Saturday, February 12, 2022