Lëmsh

Një pishinë “në qiell”

 

Përgjatë viteve, Dubai e ka shndërruar në art thyerjen e rekordeve në fushën e arkitekturës. Së fundmi, në emiratin më të famshëm të Emirateve të Bashkuara Arabe është hapur edhe pishina më e lartë me pamje 360 gradë, e vendosur në Kullën e Palmave, një hotel luksoz që ofron pamje të mahnitshme të qytetit.

E vendosur në një lartësi prej 200 metrash nga toka, pishina me sipërfaqe 750 metra katrorë qëndron në katin e 50-të të godinës më të re në Dubai. E përshkruar si “një ishull në qiell”, frekuentuesit e pishinës mund të shijojnë pijet dhe ushqimet e shpejta që serviren në barin ngjitur, si edhe të marrin rreze dielli e të sodisin panoramën nga shtretërit luksozë.