Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Një kopje e rrallë e Kushtetutës së SHBA-së u shit me çmim rekord prej 43,2 milionë dollarësh

Kopja e parë e Kushtetutës së SHBA-së u shit në Sotheby's të Nju Jorkut për 43.2 milionë dollarë, një çmim rekord për një dokument ose libër të shitur në ankand.

Blerësi, menaxheri i fondit mbrojtës Kenneth Griffin, do ta huazojë dokumentin në Muzeun Crystal Bridges të Artit Amerikan në Bentonville, Arkansas, për ekspozitë publike, njoftoi Sotheby's të premten.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Griffin, themeluesi i fondit mbrojtës shumëkombësh Citadel, ofroi një grup prej 17,000 entuziastësh të kriptomonedhave nga e gjithë bota, të cilët grumbulluan financime për ta blerë atë gjatë javës së fundit.

“Kushtetuta e SHBA-së është një dokument i shenjtë që ruan të drejtat e çdo amerikani, dhe të gjithë atyre që aspirojnë të jenë”, tha Griffin në një deklaratë.

"Kjo është arsyeja pse unë synoj të siguroj që kjo kopje e Kushtetutës sonë do të jetë e disponueshme për të gjithë amerikanët dhe vizitorët, për ta parë dhe vlerësuar në muzetë tona dhe hapësira të tjera publike”, ka shtuar ai.

Ndërkaq, kryetarja e bordit të Crystal Bridges, Olivia Walton, tha se "Ne jemi të nderuar të ekspozojmë një nga dokumentet më të rëndësishme në historinë e kombit tonë nga vendndodhja jonë në zemër të Amerikës".

Muzeu u hap në vitin 2011 dhe u themelua nga Alice Walton, vajza e themeluesit të Walmart, Sam Walton.

Dokumenti që Griffin bleu në ankandin e së enjtes mbrëma, ishte një nga 13 kopjet e njohura të shtypjes së parë të Kushtetutës, dhe një nga vetëm dy në duar private.

Ky printim i Kushtetutës u shit për herë të fundit në vitin 1988, kur zhvilluesi dhe koleksionisti i pasurive të paluajtshme S. Howard Goldman e bleu atë në ankand për 165,000 dollarë.