Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Grupi me donacione në kriptovaluta synon ta blejë Kushtetutën e SHBA-së të vitit 1787

Grupi prapa tentimit për të blerë në ankandë një kopje të rrallë të Kushtetutës së SHBA-së të vitit 1787, pretendon se ka pranuar një donacion prej më tepër se 13 milionë dollarë në kriptovaluta, raporton BBC.

Grupi, ConstitutionDAO, thotë se se planifikon “të vendosë Kushtetutën në duar të njerëzve”, dhe shpreson të mbledhë donacion së paku 20 milionë dollarë.

Por nuk ështe e qartë se si do të zgjidhet çështja e pronësisë nëse oferta del të jetë e suksesshme.

BBC ka kontaktuar grupin për koment.

E publikuar në vitin 1787, ankandi Sotheby vlerëson se çmimi i shitjes pritet të jetë afro 20 milionë dollarë, kur ankandi të mbahet më 18 nëntor.

Janë 13 kopje të njohura që dihet se i kanë mbijetuar nga 500 kopje sa ishin printuar fillimisht pasi teksti u vendos në Konventën Kushtetuese në Philadelphia të Pennsylvanias.

Edhe Kopja e rrallë e Kushtetutës së SHBA-së pritet të shitet për miliona dollarë Kuriozitet Kopja e rrallë e Kushtetutës së SHBA-së pritet të shitet për miliona dollarë

Kopja që është në shitje është vetëm një nga dy që nuk janë në koleksion të ndonjë institucioni.

Grupi dëshiron ta shfaqë në publik dokumentin.