Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Si nisën thashethemet se njeriu në gjumë gëlltitë merimanga

Në vitin 2001, uebfaqja për kontrollimin e fakteve “Snopes” publikoi një postim në lidhje me "faktin" e dëgjuar shpesh se njeriu gëlltit tetë merimanga në gjumë në vit (ndonjëherë dëgjohet të thuhet si gjatë jetës së tyre). “Snopes”, si shumë faqe në internet, vërtetuan se ky është një mit. Sipas Scientific American, "Një njeri i fjetur nuk është diçka që një merimangë do t'i afrohej me dëshirë". Gjithashtu, nëse do të ndodhte, me siguri do të zgjoheshit.

“Snopes” shkoi më tej, për të treguar origjinën e kësaj thashetheme, duke vënë në dukje se ky lajm i rremë u shpik nga kolumnistja Lisa Birgit Holst në një artikull të vitit 1993 për “PC Professional”. Snopes raportoi se Holst kishte ngritur shakanë në një përpjekje për të provuar mendjemadhësinë e njerëzve në internet, shkruan ranker. Ajo në fakt e mori mitin nga një libër i vitit 1954, “Insect Fact and Folklore”, i cili përfshin një koleksion të besimeve të zakonshme të lidhura me insektet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Disa teoricienë besuan se Snopes mund ta ketë shpikur të gjithën.

Njëzet vjet më vonë, Snopes më në fund u qartësua. Faqja, në fakt, kishte krijuar historinë e Holstit si shaka në faqen e saj, në kuptimin për të mos besuar gjithçka që lexoni në internet. Ndërsa Holst dhe artikulli i saj nuk ekzistojnë, “Insect Fact and Folklore” është një libër i vërtetë, megjithëse nuk përmban asgjë në lidhje me thashethemet për merimangë.