Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

29 vjeçarja shtatzënë në Francë kafshohet për vdekje nga 93 qen, përfshirë pesë të saj

Një grua shtatzënë, 29 vjeçare, derisa po shëtiste qentë e saj u sulmua deri në vdekje nga një tufë e qenve, përfshirë edhe pesë qentë e saj. 

Rasti raportohet të ketë ndodhur në veri të Francës, në afërsi të qytetit Villers-Cotterets, në zonë gjuetie. 

Siç raporton BBC, trupi i 29 vjeçares u gjet nga policia në këtë zonë, derisa kishte kafshime të qenve në gjymtyrët e sipërme dhe të poshtme të trupit, për më tepër, edhe në kokë, transmeton Koha.net.

Sipas prokurorit të rastit Frederic Trinh, janë duke u kryer testet në 93 qen, për të përcaktuar se cili ishte përgjegjës për sulmin. Pesë prej këtyre qenve, i përkisnin 29 vjeçares.

29 vjeçarja, siç raporton BBC, ishte nënë e tre fëmijëve.

Sipas prokurorisë, gruaja i ka telefonuar burrit për t’i treguar se një tufë e qenve ishin gati për ta sulmuar, sepse po i vërsuleshin. Por, ndonëse rasti u raportua edhe në polici, gjithçka ishte vonë sepse kur ata arritën në vendin e ngjarjes trupi i saj ishte i pajetë.

Edhe Gruaja sulmohet nga qentë e së bijës e më pas vdes – vajza mbante mbi 50 qen në shtëpi Botë Gruaja sulmohet nga qentë e së bijës e më pas vdes – vajza mbante mbi 50 qen në shtëpi

Tufa e qenve besohet se cak fillimisht e kishte një dre. Kjo sipas gazetës Le Courrier Picard.

Autoriteteve u është kërkuar të pezullojnë menjëherë autorizimin për gjueti në këtë sezon.