Një vajzë e vogël e cila u bë një sensacion në internet kur një fotografi e saj u bë virale, tash po e shet imazhin e saj origjinal për mijëra dollarë në një ankand.
Chloe Clem, tash 10-vjeç, u bë hit në internet më 2013 kur kishte 2-vjeç pasi nëna e saj e filmoi atë teksa jepte një reagim për udhëtimin surprizë në Disneyland. Fytyra e saj tregonte se ajo nuk pati interesim për këtë udhëtim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShprehja e fytyrës së saj që atëherë është bërë imazh i famshëm për këdo në internet që shpreh mosinteresim.
Videoja e saj është shikuar për më shumë se 20 milionë herë.