Chloe Clem iu prezantua botës në vitin 2013 kur nëna e saj Katie filmoi reagimin e saj të mosbesimit gjatë një vizite të papritur dhe të paparalajmëruar në Disneyland. Më pas, fotoja e saj shërbeu për krijimin e mijëra ‘memeve’ në internet.
Clem lindi në Utah më 30 nëntor 2010.
Vajza u shfaq për herë të parë në një video në kanalin e familjes së saj në YouTube, e cila u ngarkua më 3 tetor 2011. Por ajo u bë e njohur me videon “Lily's Disneyland Surprise... AGAIN!” nga viti 2013.
Në video shfaqen dy motrat, Lily dhe Chloe Clem, duke reaguar ndaj lajmit për një udhëtim të papritur në Disneyland. Ndërsa motra e madhe, Lily, qan nga lumturia, Chloe reagon krejtësisht ndryshe.
Chloe sot është 13 vjeç. Ajo ka ende foton që e bëri të famshme si foto e profilit në rrjetet sociale dhe ndër vite ka mbledhur miliona mbështetës dhe aktualisht ndiqet nga 639 mijë njerëz në Instagram. Me kalimin e kohës, ajo mori pseudonimin “Side Eye Queen”, që është edhe në përshkrimin e saj në rrjetet sociale.
-
Kate Moss është në bisedime për një dokumentar me Netflixin
-
Lily Collins dhe Charlie McDowell bëhen prindër
-
P.Diddy poston për herë të parë në rrjete sociale që nga arrestimi
-
Të miturit në “OnlyFans” të joshur nga paratë e të keqpërdorur nga të rriturit
-
Pas shtatë vjetësh lind një elefant në parkun “Disney World”