Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, ka vazhduar të rezistojë ndaj marrjes së vaksinës anti-COVID. Këtë e ka bërë të ditur edhe në një takim me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ku u takuan në New York të hënën.
Ky i fundit i ka bërë thirrje Bolsonaros të vaksinohet, duke i thënë se vetë ka marrë të dy dozat, derisa presidenti brazilian, ka kundërshtuar dukë bërë me gisht.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“AstraZeneca është vaksinë e shkëlqyer, unë e kam marrë”, i ka thënë Johnson, derisa Bolsonaro, i ka folur për menaxhimin e mirë të pandemisë.
Bolsonaro është një ndër udhëheqësit politikë që zëshëm ka kundërshtuar vaksinën dhe vaksinimin. Në një rast ai kishte thënë se nuk i di efektet e vaksinës, duke cituar kontratën e kompanisë Pfizer “se nuk dihen efektet anësore”.
“Në rast se shndërroheni në krokodil, ky është problemi juaj”, kishte thënë ai.