Kuriozitet

Rekordi i pakistanezit 19-vjeçar

Pakistanezi 19-vjeçar, Shehroz Kashif, është bërë personi më i ri që është ngjitur në majën malore K2 – 8.611 metra lartësi. Kjo është maja e dytë më e lartë në botë.

Kashif ka thënë për agjencinë amerikane, AP, se të gjithë të rinjtë duhet të kenë ëndrra të mëdha dhe të angazhohen fort për jetësimin e tyre. Për suksesin e arritur ka falënderuar edhe Zotin.

Në maj, Kashif ishte bërë pakistanezi më i ri që ishte ngjitur në majën Everest, maja më e lartë në botë.

Pakistani është vendi ku ndodhen disa prej majave të larta dhe alpinistët e këtij vendi hyjnë në mesin e atyre që pushtojnë majat më të larta të botës.

K2 ndodhet në vargmalin Karakorum konsiderohet një prej majave më të rrezikshme për t’u ngjitur.

Sivjet 10 nepalezë shkruan historinë kur pushtuan majën K2 për herë të parë në dimër.