Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Samantha Ramsdell, gruaja me gojën më të madhe në botë

Samantha Ramsdell është gruaja me gojën më të madhe në botë, sipas Librit të rekordeve Guinneess. Goja e saj thuhet se është 6.56 centimetra ose rreth dy inç e gjysmë. Kur matet e gjitha, arrin më shumë se 10 centimetra.

Ramsdell ka deklaruar se e kishte ditur gjithmonë që ka gojë të madhe, mirëpo për të shkuar në Guinness, u bind kur "u diskutua për të në TikTok, raporton CNN.

"Asnjëherë nuk kam menduar se goja ime do të bëhej kaq e famshme", deklaroi ajo.

Image

Mirëpo Ramsdell ka thënë se ishte bulizuar për madhësinë e gojës. 31-vjeçarja ka 1.7 milionë ndjekës në rrjetin social TikTok.