Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Ndërtuesi shkatërron apartamentet e reja pasi nuk u pagua për punën e kryer

Një ndërtues i mashtruar në Gjermani ka shkaktuar dëme në vlerë prej 500,000 funte me ekskavatorin e tij, në një pronë të sapo ndërtuar.

Pamjet tronditëse tregojnë momentin kur kontraktuesi fut makinën në apartamente pas një grindjeje me investuesin, i cili dyshohet se i kishte borxh 4.2 milionë funte.

Fatmirësisht, në ndërtesë nuk kishte asnjë banor në momentin e ndodhisë.

Policia rrethoi zonën mes frikës se ndërtuesi mund të kishte dëmtuar kontejnerët e gazit të ndërtesës.

Dëshmitarët panë se si ndërtuesi iku nga vendi i ngjarjes me automjetin e tij pasi la gjurmët e shkatërrimit, ndërsa më vonë u vetëdorëzua në polici.

Edhe Gjermania po heton një incident me një mjet shpërthyes në Brandenburg Botë Gjermania po heton një incident me një mjet shpërthyes në Brandenburg

Rasti ka ndodhur në Blumberg, në jug të Gjermanisë.

Dëshmitarët okularë i thanë gazetës gjermane “Schwarzwuelder Bote” se shkatërrimi ishte ndalur vetëm pasi zorra hidraulike e ekskavatorit u prish.