Nikolas Matej është 18 vjeç, vjen nga Greffenheinichen i Gjermanisë dhe në vitin e kaluar ka raportuar mbi 4000 raste kur shoferët kanë parkuar jashtëligjshëm, shkruan Spiegel.
Qëllimi i 18-vjeçarit është të zbulojë të paktën një parkim të paligjshëm në çdo komunitet gjerman.
Vitin e kaluar, ai raportoi 4.247 parkime të paligjshme. Në statistikat e tij vjetore shkruan: “Shuma totale e gjobave dhe raportimeve që kam bërë është 140.995 euro”.
Nuk dihet nëse raportimet e tij rezultojnë gjithmonë me gjoba.
“Ajo që bëj unë i sjell dobi komunitetit. Edhe pse dëmton veturën e parkuar ilegalisht, i sjell dobi publikut të gjerë”, ka thënë Matej.
I pyetur se cili është motivimi për këtë punë, Matej thotë se “njerëzit mendojnë se mund të parkojnë si të duan”.
“Sidomos në fundjavë, ata mendojnë se nuk do të ketë polici. Por më pas shfaqen njerëz si unë”, shpjegon 18-vjeçari.
Matej ka thënë se po e bën këtë pasi e urren të shkelet ligji.
“Është në kundërshtim me ligjin. Me ato 15 euro mund të blesh dy llamba të reja për komunitetin. Prandaj, i bën dobi edhe thesarit të shtetit”, shprehet ai.