Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

“Mbreti” nuk mbahet si kafshë shtëpiake, policia ia merr luanin familjes

Autoritetet kanë “shpëtuar” një luan që po mbahej ilegalisht si kafshë shtëpiake nga një familje në Kamboxhia.

Zbulimi u bë nga videot e publikuara në rrjetin social Tik Tok, ndërsa mësohet se kafsha ishte importuar fshehurazi dhe mbahej në një vilë në kryeqytetin Phnom Penh.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Autoritetet nuk kanë njoftuar nëse pronari do të përballet me ndonjë veprim ligjor, ndërkohë që luani është strehuar në një qendër për kafshët e egra.

Organizata joqeveritare e shpëtimit të kafshëve Wildlife Alliance me anë të një postimi në Facebook ka shkruar se “kushtet në atë shtëpi ishin të papërshtatshme për një kafshë të egër”. Luani llogaritet si mbreti i xhunglës. \a2news

Image