Shtëpia luksoze në Los Angelos ku ndjekësit e sektit të Charles Mansonit vranë brutalisht një çift bashkëshortësh në vitin 1969, është shitur për 1.8 milionë dollarë.
Shtëpia e stilit mesdhetar u ndërtua në vitet 1920 dhe dallon për një oborr të madh buzë një pishine.
Vila ofron pamje nga qendra e qytetit të Los Angelesit dhe është afër parkut Griffith.
Sekti i familjes Manson është ndoshta më i famshmi në histori. Të rinjtë që e ndiqnin sektin, në fund të viteve ’60 vranë disa persona dhe me gjakun e tyre shkruanin në mure tekstet e këngëve të grupit Beatles.
Sekti përbëhej më shumë nga vajzat e reja, të cilat pranonin të ishin shërbëtore dhe prostituta të Mansonit.
Charles Manson besonte se ishte Jezusi dhe nxiste vazhdimisht luftë racash.
Edhe
Vrasjet brutale të shkaktuara nga ndjekësit e Charles Mansonit
“Manson Family” nisi të fuqizohej veçanërisht pas vrasjes së bujshme të aktores Sharon Tate. \a2news
{gallery}