Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Shitet vila luksoze ku u kryen vrasjet e kultit më famëkeq në histori

Shtëpia luksoze në Los Angelos ku ndjekësit e sektit të Charles Mansonit vranë brutalisht një çift bashkëshortësh në vitin 1969, është shitur për 1.8 milionë dollarë.

Shtëpia e stilit mesdhetar u ndërtua në vitet 1920 dhe dallon për një oborr të madh buzë një pishine.

Vila ofron pamje nga qendra e qytetit të Los Angelesit dhe është afër parkut Griffith.

Sekti i familjes Manson është ndoshta më i famshmi në histori. Të rinjtë që e ndiqnin sektin, në fund të viteve ’60 vranë disa persona dhe me gjakun e tyre shkruanin në mure tekstet e këngëve të grupit Beatles.

Sekti përbëhej më shumë nga vajzat e reja, të cilat pranonin të ishin shërbëtore dhe prostituta të Mansonit.

Charles Manson besonte se ishte Jezusi dhe nxiste vazhdimisht luftë racash.

Edhe Vrasjet brutale të shkaktuara nga ndjekësit e Charles Mansonit Botë Vrasjet brutale të shkaktuara nga ndjekësit e Charles Mansonit

“Manson Family” nisi të fuqizohej veçanërisht pas vrasjes së bujshme të aktores Sharon Tate. \a2news

{gallery}