Sherpa nepaleze Kami Rita (51) ka thyer rekordin e vet për ngjitjen në majën më të lartë në botë, Mount Everest (8848 metra).
Ai e ka pushtuar Everestin për herë të 25-të, raporton “Bild”.
Rita dhe 11 sherpa tjerë arritën në majë më 7 maj. Një vit më herët nepalezi kishte vendosur rekordin më 21 maj, duke u bërë njeriu i parë që është ngjitur për herë të 24-të në Everest. Por ai e ka përmirësuar tash këtë rekord.
Rita dhe ekipi i tij këtë vit kanë qenë grupi i parë i alpinistëve që kanë pushtuar majën më të lartë në botë. Ende është shtegu i akullt. Mirëpo, për Kami Ritan nuk është problem. Ai është mësuar me këtë.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy rekorde të reja në Mount Everest
-
Nepalezi vendos rekord të ri, pushton Everestin për herë të 26-t
-
Rekordmeni i Everestit thotë se “perëndesha e malit” e paralajmëroi të mos tentojë edhe një pushtim
-
Shtohet interesimi për ngjitjen e malit më të lartë në botë
-
Nepali rrit tarifat për alpinistët që duan ta pushtojnë Everestin