Një sherpa nga Nepali ka përmirësuar rekordin e tij duke u ngjitur për herë të 26-të në majën më të lartë në botë Mount Everest, njoftojnë autoritetet e Nepalit, raporton agjencia Reuters.
Sherpa Kami Rita 52-vujeçar është ngjitur në lartësinë 8848 metra sipas rrugës tradicionale nga ana juglindore, duke drejtuar dhjetë sherpa tjerë.
“Kami Rita ka thyer rekordin e tij dhe ka vendosur rekord të ri të botës në alpinizëm”, ka thënë Taranath Adhikari, drejtor i përgjithshëm i Departamentit të Turizmit të Nepalit.
Bashkëshortja e Kami Ritas është shprehur e lumtur me arritjen e bashkëshortit të saj.
Këtë vit Nepali ka lëshuar 316 leje për ngjitje në Everest gjatë stinorit, krahasuar me 408 sa i kishte lëshuar vitin e kaluar, që ishte rekord.
-
Dy rekorde të reja në Mount Everest
-
Rekordmeni i Everestit thotë se “perëndesha e malit” e paralajmëroi të mos tentojë edhe një pushtim
-
Kami Rita thyen rekordin e vet për pushtimin e Everestit, ngjitet për herë të 25-të
-
Shtohet interesimi për ngjitjen e malit më të lartë në botë
-
Adoleshenti thyen rekordin e ngjitjeve të 14 majave më të larta