Kuriozitet

Kami Rita thyen rekordin e vet për pushtimin e Everestit, ngjitet për herë të 25-të

Sherpa nepaleze Kami Rita (51) ka thyer rekordin e vet për ngjitjen në majën më të lartë në botë, Mount Everest (8848 metra).

Ai e ka pushtuar Everestin për herë të 25-të, raporton “Bild”.

Rita dhe 11 sherpa tjerë arritën në majë më 7 maj. Një vit më herët nepalezi kishte vendosur rekordin më 21 maj, duke u bërë njeriu i parë që është ngjitur për herë të 24-të në Everest. Por ai e ka përmirësuar tash këtë rekord.

Rita dhe ekipi i tij këtë vit kanë qenë grupi i parë i alpinistëve që kanë pushtuar majën më të lartë në botë. Ende është shtegu i akullt. Mirëpo, për Kami Ritan nuk është problem. Ai është mësuar me këtë.