Autoritetet në Kinë po hetojnë rastin se si një grupi turistësh të moshuar iu shit një ofertë për vizitë turistike, por u dërguan të shihnin vetëm një varrezë.
Grupi pagoi 2 funte për udhëtimin me drekën e përfshirë, por u befasuan kur arritën në një varrezë.
Komisioni lokal i turizmit ka thënë se kompania e udhëtimeve nuk kishte licencë, raporton BBC.
Një burrë i ka thënë mediave lokale se ishte ftuar në udhëtim nga një agjenci udhëtimesh e quajtur “Longyao”. Ai u kishte treguar miqve të tij për ofertën dhe të gjithë ishin bashkuar për të udhëtuar sipas asaj oferte.
Videot e regjistruara në autobus tregojnë grupin duke kënduar dhe buzëqeshur kur u nisën, por ku arritën në vendin e parë të vizitës u shokuan kur panë se ishte vetëm një varrezë.
Një nga pjesëmarrësit i tha mediave se, ata janë turistë dhe ishte shprehur i habitur pse i kishin dërguar në varrezë.
-
Kosova mirëpret, por s’thërret
-
Misioni i dështuar për shpëtimin e gruas së lidhur me zinxhir në Kinë
-
Të rinjtë kinezë u drejtohen tempujve për ndihmë shpirtërore pasi s’gjejnë punë
-
Porsche vihet gabimisht në shitje me një çmim tepër të lirë
-
Të paktën 28 të vdekur nga një ortek që përfshiu një autostradë në Kinë