Një anije dukej se po “fluturonte” në brigjet jugore të Anglisë në një iluzion optik të shkaktuar nga një fenomen i rrallë moti.
Një qytetar, i quajtur David Morris, ishte duke ecur përgjatë bregdetit nga Falmouth në Cornwall kur ai pa iluzionin optik të jashtëzakonshëm. Ai e fotografoi atë dhe më vonë ka thënë se ishte “shtangur” nga pamja, njofton Independent.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFenomeni është i njohur si një "mirazh superior", sipas meteorologut të BBC, David Braine, i cili tha se anija dukej se po fluturonte për shkak të "kushteve të veçanta atmosferike që përkulin dritën".
Braine shtoi se mirazhi është i zakonshëm në rrethin Arktik, por mund të shihet shumë rrallë në Britani gjatë dimrit.