Lëmsh

Liqeni i Baikalit, një bukuri e rrallë natyrore e Siberisë

Liqeni i Baikalit, një bukuri e rrallë natyrore e Siberisë
 

I madh si një det dhe i thellë sa një hendek oqeani, liqeni Baikal në Rusi është një nga mrekullitë natyrore të botës.

Me një sipërfaqe më të madhe se Belgjika, liqeni përmban gati një të katërtën e të gjithë ujërave të ëmbla në botë. Pellgu masiv i tij është aq i madh sa që të gjithë lumenjve në planet do t’u duhej një vit i tërë për ta mbushur atë.