Kuriozitet

Në pyjet evropiane po rritet numri i insekteve të dëmshme

Pyjet evropiane janë bërë më të prekshme nga shpërthimi i insekteve të dëmshme në katër dekadat e fundit, thotë një studim i ri.

Studimi nxjerr rezultate nga hetimi i ndryshimit të pyjeve sa i përket prekshmërisë nga zjarret, erërave dhe insekteve nga 1979 deri më 2018.

Zbulon se ndjeshmëria e pyjeve në Evropë nga insektet është rritur, kryesisht që nga viti 2000, shkruan The Independent. 

Studimi i publikuar në revistën Nature Communications thotë se rritja e tyre është nxitur nga ngritja e temperaturave në Evropë. Veçanërisht ata përmendin temperaturat e larta në vendet skandinave dhe në Rusi.

Autori i studimit, Giovanni Forzieri, sqaron se kur insektet janë të pakta nuk janë të rrezikshme, por kur kushtet janë në favor të tyre ato mund të shumohen në atë pikë sa të jenë dëmtuese për natyrën.