Kosovarja Arbnora Fejza-Idrizi është futur në Librin e Rekordeve Botërore me Mozaikun më të madh Origami – Flamurin e Republikës së Kosovës.
Fejza-Idrizi ka shkruar në Facebook rreth punës së saj duke ndarë edhe aprovimin që i është bërë nga Guinness.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Këtë flamur e kemi ndërtuar me shumë punë e përkushtim për të festuar ditën e Pavarësisë, e ky certifikim është një vulë se puna e mirë shpërblehet në fund çdo herë”, ka shkruar ajo.
Ndërkaq, ka treguar se krejt ky mozaik i ka marrë kohë 1 vit përgatitje, 4 muaj për të krijuar mbi 120,000 fletëpalosje origami, 13 orë punë intensive.
Kryetari i komunës së Skenderajit, Bekim Jashari, e ka quajtur këtë lajm të jashtëzakonshëm, ndërsa tha se origamia e krijuar është bërë në Palestrën Sportive të këtij qyteti.
{gallery}