Dita e nisur mbrapshtë për një person nga Karolina e Veriut ishte kthyer në të kundërtën e saj kur ai kishte marrë vesh se ka fituar lotarinë në vlerë prej dy milionë dollarëve.
Anthony Dowe kishte pësuar një aksident derisa po shkonte në punë pasi kishte goditur dy drerë të cilët i kishin dalë në rrugë, shkruan AP.
Atë ditë Dowe ishte kthyer në shtëpi dhe kishte rënë për të fjetur mirëpo kur është zgjuar të nesërmen në mëngjes, ka kuptuar se ka fituar lotarinë.
“Kur u zgjova kontrollova tiketën e lotarisë. Kur po shikoja më radhë pashë të gjithë numrat që unë kisha shënuar dhe që ishin përzgjedhur në lotari dhe pastaj mendova se kjo ishte një çmenduri”, ka shpjeguar ai.
Disa ditë më pas ai ka shkuar në qendrën e lotarisë prej nga është kthyer në shtëpi me 1,4 milionë dollar pas ndalesave për tatime.
Dowe ka treguar se me paratë e fituara ka në plan të rregulloj shumë gjëra ndërkaq pjesën e mbetur do ta mbajë tek kursimet e tij.
-
Amerikani i fitoi tre milionë dollarë nga tiketa 30-dollarëshe
-
Burri fatlum që e fitoi lotarinë dy herë brenda gjashtë muajsh
-
Amerikani bëhet milioner pasi u nda nga e dashura
-
Një burrë fitoi dy çmime prej 100.000 dollarësh, njërin ia dha vëllait
-
Amerikani bëhet milioner me lotari, tregon si e mori lajmin