Kuriozitet

Çifti në Malajzi organizon dasmë me 10 mijë dasmorë të cilët qëndruan nëpër vetura

Pandemia e koronavirusit u ka bërë të pamundur çifteve të organizojnë dasma të mëdha.

Mirëpo, një çift nga Malajzia ka gjetur mënyrën për t’i ikur kufizimit prej vetëm 20 të ftuarve në dasmë, duke ftuar plotë 10 mijë persona në dasmën e tyre, por njëkohësisht duke respektuar masat antiCovid, shkruan BBC.

Të dielën, çifti ishte ulur jashtë një ndërtese të madhe të qeverisë në Putrajaya, në jug të kryeqendrës Kuala Lumpur, ndërsa mysafirët kalonin ngadalë me veturat e tyre pranë.

Xhamat e veturave duhej të mbeteshin të mbyllura dhe mund të përshëndesnin çiftin vetëm nga një distancë e sigurt fizike.

Mund të mos duket një dasmë e zakonshme, por edhe Tengku Muhammed Hafiz dhe bashkëshortja e tij Oceane Alagia, nuk janë një çift i zakonshëm.

Tengku është i biri i një politikan i me ndikim, ish-ministri Tengku Adnan, që po ashtu po festonte ditëlindjen e tij të dielën.

“Jam i informuar se ka më tepër se 10 mijë vetura këtu në mëngjes”, kishte shkruar Tengku Adnan në Facebook, ndërsa kishte postuar fotot. “Unë dhe familja ime jemi shumë të nderuar. Faleminderit për respektimin e masave”.

Është dashur afro tri orë derisa 10 mijë veturat të kalonin pranë çiftit. Po ashtu u krijua trafik i madh. Ata u shërbyen me ushqim, të cilët e morën në vetura.

Festimi erdhi një ditë para se babai i Tengkus të shpallet fajtor për një rast korrupsioni për 500 mijë dollarë dhe u dënua me gjobë dhe burgim njëvjeçar.

Image