Lëmsh

Një mision për të parandaluar pasojat e ajsbergut të madh sa sipërfaqja e Luksemburgut

Një mision për të parandaluar pasojat e ajsbergut të madh sa sipërfaqja e Luksemburgut
 

Romë, 17 dhjetor – Shkencëtarët nga programi britanik ”Antarktik Survey” po përgatiten për një mision urgjent në ajsbergun më të madh në botë, i cili është në një kurs përplasjeje me Xhorxhian e Jugut, një territor britanik, shkruan ”The Guardian”.

”Ajsbergu, me sipërfaqen e Luksemburgut dhe i quajtur A-68A, u shkëput nga Antarktida më 2017 dhe që atëherë është larguar. Tani kërcënon të shkatërrojë ekosistemin e pasur përreth Xhorxhias së Jugut duke shkatërruar shtratin e detit, i cili është shtëpia e butakëve, krustaceve, sfungjerëve dhe jetës tjetër, pasi ai ftoh ndjeshëm ujin”, citon atsh këtë gazetë.