Kiev, 3 dhjetor – Kryeqyteti ukrainas ka përjetuar këtë vit vjeshtën më të nxehtë në pothuajse 140 vjet me një temperaturë mesatare mbi normën prej 3,6 gradë Celsius, njoftoi sot observatori gjeofizik qendro të Ukrainës.
“Në Kiev, temperatura mesatare këtë vjeshtë ka arritur në 11,6 gradë Celsius, rreth 3,6 gradë Celsius më shumë në raport me normën klimatike”, thekson observatori në faqen e tij të internetit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Vjeshta 2020 ka qenë më e nxehta që prej vitit 1881, me temperatura rekord të regjistruara”, theksoi ai.
“Më 1 shtator ka qenë dita më e nxehtë jo vetëm e vjeshtës, por gjithashtu e vititme temperaturë maksimale që ka arritur deri në 34,7 gradë Celsius”, nënvizoi observatori.
Ukraina është prekur këtë vit nga disa valë të të nxehtit që mendohet të kenë favorizuar zjarret në pyje në rajone të ndryshme.
Modelet shkencore parashikojnë që ndryshimet klimatike do të çojnë në valë të nxehtësisë, stuhi dhe gjithashtu zjarre gjithnjë e më të shpeshta natyrore/AFP.