Kuriozitet

Evropa shënon dimrin më të nxehtë ndonjëherë

Dimri i sivjetmë në Evropë ishte më i nxehti, i regjistruar ndonjëherë, kanë njoftuar të enjten shkencëtarët. Dhe kësaj gjendjeje, sipas tyre, i ka kontribuar në masë të madhe kriza klimatike.

Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike i Bashkimit Evropian ka njoftuar se temperatura mesatare për muajt dhjetor, janar dhe shkurt sivjet ishte 1.4 gradë Celsius, që është më i lartë sesa rekordi i mëparshëm i viteve 2015-2016.

Për më tepër, dimri i sivjetmë në Evropë ishte për 3.4 gradë Celsius më i nxehtë se mesatarja e viteve 1981-2010, transmeton KTV.

Vala e pazakontë e të nxehtit ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në bujqësinë e shtetit gjerman, teksa në Suedi dhe Rusi bora për ngjarje sportive është dashur të importohej.

Në Helsinki të Finlandës, temperatura mesatare gjatë janarit dhe shkurtit ishte më se 6 gradë më e lartë se mesatarja e periudhës 1981-2010.

Mbretëria e Bashkuar është ballafaquar me përmbytje masive shkaku i temperaturave më të larta që prej 2015-s. Shkencëtarët parashikojnë po ashtu se ngrohja globale do të shkaktojë edhe ekstreme të tjera të motit në të gjithë botën. Në këtë mes kanë përmendur Australinë që ka evidentuar zjarre katastrofike, dhe Antarktidën që për herë të parë ka shënuar ngritje enorme temperaturash