Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vijon vala e të nxehtit ekstrem në Europë

Evropa ka përjetuar të shtunën një tjetër ditë të nxehtë, që ka marrë disa jetë njerëzish në vende të ndryshme të kontinentit të vjetër.

Në ditët e ardhshme parashikohet që temperaturat të jenë më të ulëta se ato të regjistruara ditën e premte, por sërish do të jenë mbi 40 gradë Celsius, kryesisht në disa zona në veri të Spanjës. Meteorologët thonë se ajri i nxehtë i ardhur nga Afrika dhe presioni i lartë atmosferik në Europën qendrore po kontribuojnë për valën e të nxehtit. Ndërkohë, Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar të shtunën ditën më të nxehtë të vitit, me 33 deri në 34 gradë Celsius./ABC News