Dimri që lamë në kontinentin Evropian ka qenë më i nxehti në histori.
Sipas të dhënave nga Copernicus Climate Change Service (C3S), një projekt i Agjencisë Hapësinore Evropiane (ESA), financuar nga Komisioni Evropian, dimri i fundit ka regjistruar temperatura mesatare më të nxehta me 3.4 gradë Celsius nga periudha 1981-2010.
Më konkretisht, rritja e temperaturës ka qenë me 1.4 gradë nga viti i mëparshëm më i nxehtë, ai 2015/2016.
Muaji më i nxehtë ka qenë ai shkurt, me +3.9 gradë. Temperatura mesatare europiane ka kaluar me 0.8 gradë edhe atë botërore.
Por jo në të gjithë kontinentin rritja e temperaturës është ndjerë uniformë.
Për shembull, rënia ka qenë nën mesataren në Britani dhe në gadishullin iberik, ndërkohë që diferencat më të mëdha kanë ndodhur në Suedi dhe Rusi.
-
Evropa shënon dimrin më të nxehtë ndonjëherë
-
Vera 2024, më e nxehta ndonjëherë në Tokë
-
Evropa dhe rajonet polare – më të goditurat nga ngrohja globale në vitin 2022
-
Sicilia regjistron temperaturën më të lartë ndonjëherë në Evropë – 48.8°C
-
Bota përjetoi nëntorin e saj më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë