Në secilën rrethanë tjetër, do të ishte pamje e bukur, bora e bardhë që mbulon çatitë e Kievit të vjetër.
Por tani, bora shton një nga problemet në listën e gjatë të banorëve të kryeqytetit të Ukrainës.
Me mijëra njerëz të cilët janë strehuar në bazamente, në stacione të trenave të qytetin, i ftohti i madh është shqetësues. Temperaturat kanë rënë në 0 gradë celsius në Kiev.

Ditët para se të fillonte pushtimi, qielli ishte i kaltër dhe me diell. Disa ditë, të uleshe jashtë në rrezet e diellit, xhaketat e dimrit ishin të tepërta. Pranvera dukej se kishte ardhur në qytet.
Por temperaturat nisën të binin gjatë ditëve të vikendit në Kiev. Njerëzit kanë shpenzuar orë të tëra për të pritur në radhë në supermarkete, farmaci pasi ato janë hapur për herë të parë pas 36 orëve mbylljeje.
Deri tashmë infrastruktura e qytetit po mbahet. Energjia elektrike, ngrohtorja dhe uji po vazhdojnë rrjedhën normale.
-
Banorët e kryeqytetit ukrainas përballen me sulmet ruse e dimrin e pamëshirshëm
-
Rreth 1.700 ndërtesa pa ngrohje në Kiev pas sulmit rus me raketa dhe dronë
-
Sulmi rus e zhyt Kievin në të ftohtë, kërcënon objektet e lidhura me energjinë bërthamore
-
Gjysmë milioni njerëz pa ngrohje në Kharkiv pas sulmeve të Rusisë
-
Kievi nën zjarr