Lëmsh

Mogli i jetës reale, djaloshi që jeton me kafshët e egra, ha bar dhe nuk flet

Mogli i jetës reale, djaloshi që jeton me kafshët e egra, ha bar dhe nuk flet
 

Nëna zemërthyer e djaloshit Ellie, i njohur tashmë si “Mogli” i filmave në jetën reale, ngacmohet nga fshatarët për sjelljen e egër të djalit të saj, duke e quajtur atë “majmun” ose “gorillë”, pasi kalon të gjithë kohën duke bredhur nëpër pyll.

Ajo detyrohet të ndjekë djalin e saj nëpër pyje për ta kapur me lak, teksa ai kërkon ushqim nëpër lëndina dhe jeton si kafshët, transmeton Shekulli.