Më 18 tetor, Ren Keyu nga Kina, për ditëlindjen e 14-të ka marrë dhuratën më të mirë deri tash. Ai është konfirmuar nga Libri i Rekordeve Guinness si adoleshenti më i gjatë në botë.
Të mërkurën atij iu dorëzua titulli. I lindur më 2006, nxënësi i klasës së nëntë ështe i gjatë 221.03 centimetra.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI njohur me nofkën Xiaoyu, djaloshi ishte rritur deri 150 centimetra sa ishte në kopsht dhe shpeshherë konsiderohej si nxënës i një shkolle e jo për kopsht parashkollor.
Teksa shihnin se djali po rritej shumë, familja e kishte dërguar në disa kontrolle mjekësore, por par testimeve e analizave të ndryshme u pa se gjithçka tek ai ishte normale.
Në ditën kur atij iu verifikua rekordi, matjet u kryen në Spitalin Popullor në Leshan.