Një diamant shumë i rrallë rus me ngjyrë rozë-vjollcë, është shitur në një ankand në Zvicër për 26.6 milionë dollarë.
Diamanti që njihet si “Shpirti i Trëndafilit”, është i jashtëzakonshëm.
Diamanti 14.8 karat, është më i madhi i këtij lloji që doli në ankand, pasi 99% e të gjithë diamanteve rozë janë nën 10 karat.
Madhësia së bashku me ngjyrën dhe strukturën e brendshme të patëmetë, ndihmuan në tërheqjen e çmimit të lartë në Sotheby's në Gjenevë.
Emri i ofertuesit fitues nuk është bërë i ditur publikisht.
Artikuj të ngjashëm
-
Një diamant i rrallë mund të shitet 38 milionë dollarë
-
“Mellon Blue” bie në vlerë, diamanti 9.51 karatësh shitet më lirë se që pritej
-
Diamanti i rrallë shitet për 43.8 milionë dollarë
-
Diamanti super i rrallë rozë pritet të shitet për mbi 35 milionë dollarë
-
Diamanti rozë 18-karatësh blihet për mbi 28 milionë franga