Liqeni i Pogradecit është pushtuar nga dhjetëra flamingo. Ky është një fenomen i rrallë që ndodh për herë të parë në këtë liqen.
Flamingot kanë zgjedhur fshatin e Tushemishtit për të pushuar dhe për të marrë vëmendje si rrallë herë nga qytetarët dhe vizitorët.
Specialistët shprehin habi për këtë shpend, i cili ka pushtuar vijën liqenore të fshatit turistik të Tushemishtit, ndërsa shtojnë se ardhja e tyre është e përkohshme.
Flamingot janë shpendë të cilët i gjejmë në lagunën e Karavastasë dhe atë të Nartës, ndërsa për qytetin e Pogradecit është diçka e rrallë/Dita.
Artikuj të ngjashëm
-
Liqeni i Rubovcit, strehë e zvarranikëve, shpezëve dhe gjallesave të tjera
-
Moti i dhjetorit shtyn shtegtimin e flamingove dhe pelikanëve kaçurrelë, dhurojnë spektakël në Kune-Vain
-
Divjaka “pushtohet” nga flamengot
-
Gjuetia e paligjshme në Nartë largoi pelikanët
-
Ulet niveli i Liqenit të Ohrit në Pogradec për shkak të keqmenaxhimit nga pala maqedonase