Pusteci është një prej potencialeve turistike ende të pazbuluara plotësisht në Shqipëri.
Pelikani kaçurrel, specia e rrallë e klasifikuar botërisht në rrezik zhdukje gjendet në këtë zonë. Në ujërat e liqenit të Prespës, që ndahen mes vendit tonë, Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut shpendi i rrallë strehohet prej vitesh ndërsa mund të shihet me sy të lirë.
Janë mbi 1200 individë të këtij shpendi në gjithë liqenin ndërsa deri në 400 pelikanë kaçurrele që qëndronin në pjesën shqiptare të ujërave të Prespes brenda së njëjtës ditë janë evidentuar nga specialistët e së fundmi një shteg turistik buzë liqenit në Pustec ka marrë emrin e këtij shpendi.
Pusteci llogarit mijëra vizitorë çdo vit ndërsa krahas bukurive të tjera gjatë periudhës së ngrohtë të vitit mund të vëzhgohet edhe Pelikani kaçurrel/VizionPlus.
-
Rikthehen në “shtëpi”, parkun Divjakë- Karavasta, 194 pelikanë kaçurrelë
-
Pelikani Kaçurrel rishfaqet në Shkodër
-
Kur natyra bashkon tri shtete, misioni për ta shpëtuar Liqenin e Prespës
-
Kapet një peshkaqen i rrallë në ujërat e Vlorës
-
Moti i dhjetorit shtyn shtegtimin e flamingove dhe pelikanëve kaçurrelë, dhurojnë spektakël në Kune-Vain