Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Shteti 200 vite pa luftë tani do të investojë miliarda për avionë ushtarakë

E çuditshme, por e vërtetë. Zvicra po mendon të shpenzojë miliarda në aeroplanë të rinj luftarakë pavarësisht se vendi nuk ka kryer ndonjë luftë në më shumë se 200 vjet.

Por këto ide janë përballur me shumë kundërshtime, pasi shumë besojnë se vendi neutral nuk mund të përballojë avionët e luftës dhe nuk ka nevojë për to.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Votuesit do të japin verdiktin e tyre më 27 shtator nëse plani për të shpenzuar 6 miliard franga zvicerane në avionë duhet të vazhdojë, sipas CNA. Avioni do të zëvendësojë flotën e plakur të Zvicrës me 30 Hornets F / A-18 të cilat do të dalin nga shërbimi në 2030.

Priska Seiler Graf, anëtar i parlamentit për Social Demokratët me prirje të majtë, i quajti planet “absurde” dhe pyeti kush do të sulmonte një vend “të rrethuar nga NATO”.

Ajo tha se është dakord që vendi ka nevojë për një avion të ri, por tha se do të mjaftonte një ‘avion më i thjeshtë’ dhe tha se do të ishte ‘më mirë të kesh një Fiat sesa një Maserati’.

Në 1989, një propozim për të hequr të gjithë ushtrinë e saj mori 35 për qind të mbështetjes së votuesve, por rojet zvicerane të Papës janë një kujtesë e së kaluarës mercenare të vendit.