Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zvicra do t’i blejë 36 avionë luftarakë F-35A

avion luftarak, zvicra

Zvicra ka marrë vendim që t’i blejë 36 avionë luftarakë F-35A, të firmës “Lockheed Martin”, me vlerë të përgjithshme 5.5 miliardë dollarë, shkroi të mërkurën “NyPost”.

Ky vendim vjen para referendumit për një çështje të tillë, ndërsa qeveria zvicerane tha se oferta për blerje do të skadojë vitin e ardhshëm.

Zvicra e zgjodhi F-35-n si avionin e saj luftarak të gjeneratës së ardhshme për të modernizuar flotën ajrore.

Shumë vende i kanë rritur shpenzimet për sistemet e armëve pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Finlanda ka vendosur t’i blejë 64 F-35A, Gjermania 35 e Kanadaja 88.