Kuriozitet

Një krijesë e çuditshme shfaqet në plazh

Një krijesë e rrallë me një pamje të pazakontë përfundoi në një plazh të njohur australian, duke lënë turistët të shokuar.

Bisha, siç e quanin, dhe në fakt specia Molidae, i përket familjes së peshqve helmues nga rendi i peshqve me katër dhëmbë.

Ata janë shumë të pazakontë në formë pasi duken si koka mbi të cilën është mbjellë bishti, kështu që lloji më i rëndësishëm i Mola-mola është emëruar në gjuhë të ndryshme si Kokë-peshk ose Peshku-diell i oqeanit.

Këta peshq rriten deri në tri metra dhe janë përhapur në të gjithë oqeanet. Ushqehen me kandila deti dhe jetojnë deri në 1000 metra thellësi, dhe shpesh dalin mbi ujë për të hequr qafe parazitët.

Peshku i rrallë është gjetur në grykën e lumit Kenneth në bregdetin jug-perëndimor të Victoria në Australi.

Kate Rampton dhe burri i saj Tom, u tronditën kur panë një peshk që nuk e kishin parë kurrë më parë, dhe kaq të madh.

“Ishte rreth dy metra i gjatë dhe i gjerë. Asnjëherë nuk kemi parë diçka të tillë më parë. Ajo dukej si një alien nga thellësia”, thanë ata për Daily Mail.

Image