Ish-presidenti amerikan, Dwight Eisenhower, më 29 korrik të vitit 1958, nënshkroi ligjin për krijimin e Agjencisë Amerikane të Hapësirës, NASA.
Kjo agjenci e re civile zëvendësonte Komisionin Këshillimor Kombëtar të Aeronautikës, që ishte krijuar 47 vjet më parë.
NASA do të merrej me programet amerikane të hapësirës, një pjesë e madhe e të cilave drejtoheshin nga Departamenti i Mbrojtjes, përcjell kp.
Shumë shpejt NASA filloi planifikimin e një projekti për dërgimin e një misioni vajtje-ardhje me njerëz në hënë.
Presidenti Eisenhower nënshkroi ligjin për krijimin e NASA-s tetë muaj pasi bota mësoi se Bashkimi Sovjetik kishte lëshuar satelitin ‘Sputnik Një’.
Artikuj të ngjashëm
-
61 vite nga krijimi i NASA-së
-
NASA do të nisë astronautët nga SHBA në ISS për herë të parë nga viti 2011
-
NASA nis misionin e parë me ekuipazh në Hënë në gjysmë shekulli
-
NASA po dërgon për herë të parë pas mbi 50 vjetëve astronautë në Hënë
-
Boeing nis astronautët e NASA-s në hapësirë, për herë të parë pas shumë vjetësh