Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

E sulmoi gjarpri derisa po e ngiste veturën, policia e ndalon për shpejtësi të madhe

Jeta në Australi shpesh nuk është e lehtë për shkak të numrit të madh të gjarpërinjve helmues.

Policia në Queensland vërejti një veturë që po ecte me shpejtësi prej 123 km\h dhe e ndaloi, por menjëherë e pa se shoferi është në telashe të mëdha.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai i tregoi Policisë se e kishte sulmuar një gjarpër, por kishte arritur që përmes një rripi dhe një thike ta mbytë atë e ta hedhë pas, mirëpo kishte menduar se ishte kafshuar, andaj edhe po nxitonte të shkonte në spital për kontroll.

Polici menjëherë thirri ndihmën e shpejtë, por për fat të mirë u konstatua se 27-vjeçari ka shpëtuar pa kafshim të gjarprit. Thjeshtë ishte i shokuar me atë që kaloi.