Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Qeni hero shpëton nga mbytja 6-vjeçarin

Një vogëlush 6-vjeçar rrezikoi të mbytej në det ndërsa po lahej në plazhin e Tarquinit në provincën e Viterbos, por fati ishte me të. Një qen labrador i njësisë vullnetare të Mbrojtjes Civile u hodh në ujë dhe e shpëtoi.

Qeni i quajtur Panna, i trajnuar pikërisht për të tilla situata, kreu një nga misionet më të bukura. Shpëtoi një jetë, transmeton A2CNN.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“6-vjeçari dhe Panna u bënë menjëherë shumë shokë”, shkruhet në faqen zyrtare të SICS.

Sipas të dhënave nga vendngjarja, 6-vjeçari po luante me një kanoe, kur era e largoi nga bregu dhe më pas e përmbysi. Djali nuk dinte not dhe u gjet në vështirësi.

Fatmirësisht Panna u hodh në det si shigjetë dhe arriti ta nxirrte atë në breg.