Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Kur diplomën ta jep një...robot!

Një universitet malajzian propozoi përdorimin e robotëve të veshur me fustane për të qenë në gjendje të dërgojnë diplomat për studentët duke shmangur çdo rrezik të kontaminimit nga koronavirusi.

Por, iniciativa nuk u pëlqeu maturantëve që kërkuan një ceremoni të vërtetë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në një video të transmetuar nga universiteti ”Sultan Zainal Abidin”, dy robotëve të veshur me fustanet e zinj universitarë me zbukurime prej ari, iu jepet një diplomë nga zyrtarët e universitetit në emër të studentëve, identiteti i të cilëve shfaqet në ekran të secilit humanoid.

Profesori i asociuar Engku Fadzli Hasan Syed Abdullah, i cili kryeson ekipin e robotëve, sqaroi se kjo do t’i lejonte studentët të marrin pjesë në distancë në këto ceremoni diplomimi.

“Ne do të shfaqnim fytyrën e studentit në kokën e robotit përmes një aplikacioni video-konference”, theksoi ai.

Por, studentët e kanë pritur ftohtë këtë vendim dhe i kërkuan universitetit ta shtyjë ceremoninë.