Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Profesori qëllon me armë studentin gjatë provimit në Bangladesh

Një profesor i një kolegji të mjekësisë në Bangladesh është suspenduar, dy ditë pasi u tha se ai gjuajti me armë një student në klasë duke i shkaktuar plagë.

Raihan Sharif u arrestua menjëherë por u suspendua vetëm dy ditë më pas, pasi studentët u ngritën në protestë në kolegjin e mjekësisë ku ndodhi ngjarja, raportoi BBC.

Studenti është trajtuar në spital.

Sipas mediave lokale, studenti u fut në një argument me Sharifin derisa ishte në një provim.

Gjatë provimit, Sharif thuhet se nxori armën dhe ia drejtoi studentit duke e qëlluar në këmbë. Por, plumbi rroku telefonin e studentit që e kishte në xhep duke bërë që plumbi të mos shkaktonte plagë vdekjeprurëse.

Edhe Protestojnë studentët në Beograd, përplasen me policinë Rajon Protestojnë studentët në Beograd, përplasen me policinë

45 studentë ishin në klasë dhe kur ngjarja ndodhi ata e mbyllën profesorin në një dhomë dhe e thirrën policinë.

Sipas policisë, Sharif njihej se mbante armë në shkollë dhe se i shfaqte ato gjatë ligjeratave.